Efektivi denoncon skandalin me pagat, Berisha: Lleshaj e ka mendjen te tenderi 30 mln euro
Një punonjës i Policisë së Shtetit ka denoncuar skandalin me mosdhënien e pagave nga policia për dietat dhe orët jashtë punës.
Përmes një mesazhi në “qytetarin digital” efektivi shprehet se: ’Me formular na pyesin keni apo jo televizor, për vehte udhëtojnë me helikopter’.
“E kane mendjen te tenderi prej 30 milione euro per unformat, per ta policet e thjeshte nuk ekzistojne”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Postimi i plotë i Berishës:
‘Gjeneral Hashashi dhe Narkodrejtor Ardi Balili nuk iu japin dietat policeve te thjeshte! Ata e kane mendjen te tenderi prej 30 milione euro per unformat, per ta policet e thjeshte nuk ekzistojne. Turp!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Pershendetje Doktor. Jam nje punonjes policie te lutem anonim por shiko cfare na kerkojn te plotesojm.
Me formular na pyesin keni apo jo televizor, e per vete udhtojne me helikopter. Keta nuk jane mire kane 4 muaj pa na dhene djetat dhe pastaj thone: A ke tv? Te uroj gjithe te mirat’