Efektivja 21-vjeçare i jep fund jetës, Policia: Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Ali Demi”

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike, ku një efektive e komisariatit nr.5 në Kamëz i dha fund jetës këtë pasdite me armën e shërbimit. Paraprakisht dyshohet se Aldorjana Loshi, 21-vjeçe, ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës.

Për këtë fakt është dashur edhe ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj. Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta. Ajo u gjet pa shenja jete nga familjarët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?