Efikasiteti i vaksinave, ekspertja e ISHP-së: Duhet rreth një muaj për antitrupat

Ekspertja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj thotë se të moshuarit po që i nënshtrohen aktualisht vaksinimit masiv me vaksinën kineze, që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-covid edhe pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Nelaj informon se duhet rreth një muaj të nisë prodhimi i antitrupave. Nga ana tjetër, ajo shprehu shqetësimin lidhur me grumbullimin masiv të të moshuarve jashtë qendrave të vaksinimit pasi siç tha, po hedhin poshtë sakrificën e një viti në izolim dhe rrezikojnë seriozisht të infektohen.

Mjekja këshilloi që secili prej të moshuarve të paraqitet për të bërë vaksinën vetëm pasi të ketë marrë konfirmimin e mjekut të familjes për datën dhe orën. Për më tepër, Nelaj u shpreh optimiste se me ritmet e vaksinimit masiv mund të arrihet një imunizim i mjaftueshëm i popullsisë përpara afatit të parashikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur lidhur me efektet anësore të vaksinave, specifikisht Astrazeneca, e lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut, ekspertja e vaksinimit u shpreh se në vendin tonë nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, ndërsa shtoi se efektet e zakonshëm pas vaksinës janë temperatura apo këputja e trupit, që sipas saj janë fare normale, madje të nevojshme për të kuptuar që vaksina ka nisur veprimin në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?