Egje, anija shqiptare shpëton 140 refugjatë

Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm. Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurtë në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë. Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë. Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?