”Ekip nga Berlini dhe Parisi”, Basha zbulon planin e PD-së për Integrimin

Duke akuzuar se qeveria Rama nuk ka bërë asgjë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, i ftuar në ”Opinion”, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se po punon me një ekip nga Berlini dhe Parisi për të çuar vendin në Europë.

”Unë do bëj konferencën e parë ndërqeveritare. Brenda vitit të parë të qeverisë tonë do të nisim negociatat. Atë që nuk është bërë për 8 vite nga Edi Rama nuk do bëhet për 4 vite nga ai. Shpejtësia e negociatave, që sot ne po mbledhim ekipin më të mirë nga Berlini në Paris, për të cilët mora miratimin e drejpërdrejtë të kryeministrit kur isha në Zagreb. Me mua Shqipëria e ka të sigurtë rrugën drejt BE”.

SHKARKO APP