Ekipet e Bashkisë së Tiranës në terren, rehabilitohet një tjetër hapësirë në kryeqytet (FOTO)

Një tjetër hapësirë në kryeqytet është rehabilituar nga ekipet e punëtorëve në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për lagjen që lidh rrugën “Mihal Grameno” me rrugën “Dalip Zavalini” në Tiranë.

Përveçse një zonë banimi, kjo hapësirë u shërben dhjetëra këmbësorëve gjatë ditës që përshkojnë rrugicat e kësaj lagjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përfundimin e punimeve për rehabilitimin e saj, mundësohet akses për banorët e zonës dhe kalimtarët e tjerë në këtë pjesë të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë kjo hapësirë ofron më tepër komoditet për qytetarët, veçanërisht në prag të nisjes së shirave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?