Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, Kërpaçi: Synon ridimensionimin dhe ristrukturimin e partisë

Ish-deputetja e LSI-së, njëherësh edhe kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi ka treguar qëllimin e Ekipit të Gjeneratës për Ndryshim që u prezantua sot.

“Ne e shohim shqetësues pozicionimin që ka marrë partia në shumë raste, pasi më shumë vëmendje është përqëndruar në luftën e politikës së ditës, në vend të luftës për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Kemi vërejtur me shqetësim, se perceptimi publik për partinë, nuk përputhet me realitetin brenda forcës tonë politike por as edhe me vizionin që ne si gjeneratë e re kemi”,-tha Kërpaçi.

AJo tha edhe se Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, është themeluar fillimisht me të gjithë kandidatët e LSI në zgjedhjet e fundit, të moshës më të vogël se 35 vjeç, dhe që synon një marrëdhënie më serioze angazhimi me partinë.

“Për të pasur më shumë fuqi në drejtimin e partisë, teksa hartojmë programe dhe politika që ne si gjeneratë e re mendojmë se do ti sjellin përfitime reale të gjithë shqiptarëve. Ekipi GEN ka qëllim ridimensionin e partisë, për ta ristrukturuar këtë forcë politike me vizionin e gjeneratës së re. Duke synuar një hapje reale dhe cilësore të partisë kundrejt të gjithë profesionistëve të rinj, GEN synon realizojë një ambjent kohezioni ku eksperienca më e mirë e të vjetrës të mund të ndërlidhet me energjinë, pasionin dhe profesionalizmin e gjeneratës së re”.

SHKARKO APP