Ekonomia e brishtë, shtohet numri i punësuarve më pagë minimale
Niveli i lartë i personave që paguhen me pagë minimale kundrejt atyre me pagë të lartë është tregues i qartë i produktivitetit të ulët të ekonomisë shqiptare.
Referuar të dhënave të Instiututit të Statistikave, gjatë tremujorit të dytë të 2020-ës, në total janë 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor.
Me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend ose sa 11.1% e totalit, ndërsa me pagë të lartë mbi 120 mijë lekë janë vetëm 30 mijë persona ose sa 4.6% e totalit të të punësuarve.
Qeveria rriti nga 1 janari pagën minimale në 30 mijë lekë, teksa premton sërish rritje, nëse do të fitojë një mandat të tretë. Rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë premton edhe opozita.