Ekonomia/ INSTAT: Zvogëlohet pesha e kompanive të huaja

Pesha e bizneseve të huaja në ekonominë shqiptare pësoi rënie gjatë vitit të kaluar. Sipas Instat, për vitin 2018, bizneset e huaja realizuan pak më shumë se një të katërtën e qarkullimit total në ekonomi, ndërkohë që një vit më parë kishin më shumë se 30% të tregut. Ulja e pjesës së ndërmarrjeve të huaja duket qartë edhe në treguesit e punësimit dhe të investimeve.

Vitin e kaluar, ndërmarrjet e huaja kishin 15.6% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, nga 18.7% një vit më parë. Ndërsa pesha ndaj investimeve totale zbriti në 25%, nga 30.4% në vitin 2017. Sipaërmarrja e huaj është tkurrur edhe si numër ndërmarrjesh. Sipas Instat, numri total i ndërmarrjeve me kapital të huaj ose të përbashkët vitin e kaluar ra në 6259, 0.6% më pak krahasuar me vitin 2017.

Numri i bizneseve të huaja ka rënë sidomos në segmentin e biznesit të madh. Nëse në vitin 2017 numëroheshin 329 ndërmarrje të huaja me më shumë se 50 punonjës, vitin e kaluar ky numër ra në 256.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes bizneseve të huaja, vazhdojnë të dominjnë ato me aksionerë italianë dhe grekë, që së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë numrit të ndërmarrjeve të huaja në ekonominë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse në vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, sërish pesha e kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare po bie. Kjo kontradiktë mund të shpjegohet me faktin se volume e mëdha të investimeve të huaja direkte janë të përqendruara në një numër relativisht të ngushtë sektorësh ekonomikë, madhe ndërmarrjesh të veçanta.

Këto të dhëna konfirmojnë tendencën e ristrukturimit të ekonomisë shqiptare, ku kapitali vendas po fiton më shumë terren. Kjo tendencë është e dukshme në sektorë strategjikë, si ai bankar apo zhvillimi i infrastrukturës, përmes projekteve të partneritetit publik-privat.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?