Ekonomia në ngërç, ekspertët: Rënia e konsumit dhe papunësia
Ekonomia shqiptare hyn në stanjacion. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni në muajin dhjetor ishte vetëm 1.1 % ose më i ulti i regjistruar në 9 muajt e fundit. Ekspertët e shohin me shqetësim këtë situatë ndërsa japin alarmin se rënia e inflacion është tregues se konsumi ka pësuar një rënie të fortë po ashtu edhe eksportet apo niveli i pagave. Ky nivel inflacioni vlerësohet të jetë jo normal për muajin dhjetor ku konsumi është më i lartë si pasojë e festave.
“Nuk kemi rritje të pagave në sektorin publik, për rrjedhojë nuk kemi as në sektorin privat”. Zef Preçi sygjeron marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet. Sipas tij Banka e Shqipërisë e ka të vështirë të ndërhyjë për shkak të nivelit të lartë të parave që qarkullojnë në mënyrë informale. ”2019 ishte viti me volumin më të madh të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra mundësia për të përmirësuar përformancën fiskale të qeverisë është e limituar”.
Shqetësues është edhe fakti se gjendjes së përgjithshme ekonomike pritet ti bashkohen edhe efektet negative nga tërmeti të cilat sipas ekspertëve ende nuk janë reflektuar plotësisht.“Krijimi i kësaj situate me një tkurrje të ekonomisë në tërësi të jetë shkaktuar për shkak të tërmetit. Dëmet e tërmetit mund të barazohen me volumin e taksave të pambledhura”.