Ekonomisti në krye të qeverisë italiane, Presidenti i jep mandatit…

Carlo Cottarelli, ka pranuar mandatin e kryeministrit për formimin e qeverisë së re italiane. Do të jetë një qeveri neutrale e cila do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme të kërkuar nga kreu i shteti, pas ngërçit qeverisës që prej 84 ditësh ka bllokuar vendin.

“Kam pranuar me rezervë mandatin për kryeministër dhënë nga Presidenti Sergio Mattarella”, ka deklaruar Carlo Cottarelli menjëherë pas përfundimit të takimit të tij me Kreun e Shtetit.

“Jam i nderuar për këtë detyrë, Qeveria ime do të prezatojë në parlament një program qeverisës që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të zhvillohen pas muajit gusht. Brenda një kohe të shkurtër do të kem gati listën e Ministrave. Qeveria e drejtuar nga unë do të jetë mjaft e kujdeshme ndaj situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Italia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e koalicionit mes Lidhjes e 5 Yjeve, e dorëzimit të mandatit për Kryeministër nga juristi Giuseppe Conte, Presidenti i Italisë ka vënë në zbatim planin e tij të ri për formimin e një qeverie teknike e neutrale me përgjegjësi përballimin e problematikave më emergjente për vendin sidomos në planin ekonomik dhe funksionimin e plotë të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?