Ekselentët: Programet e reja me kërkesat e tregut

Irini Naçi, përfundoi studimet bachelor për Kontabilitet-Financë në Universitetin e Gjirokastrës dhe është 1 mes 10 studenteve ekselente. Ajo thotë se studimet i përmbushën pritshmëritë dhe se ka plane të mëdha për të ardhmen. Miranda Mamani një tjetër studente ekselente e Fakultetit Ekonomik, çmon faktin që përveç njohurive studimet në Gjirokastër i kanë kushtuar më pak duke qenë pranë familjes. Vëmendja e saj tani është përqendruar tek vijimi i studimeve në master.

Gjatë ceremonisë ku u diplomuan 574 studentët Rektori Prof. Dr. Bektash Mema, tha se Universiteti dhe programet e tij do të synojmë lidhjen me interesat e zhvillimit strategjik të rajonit dhe edukimin e profesionistëve që i shërbejnë tregut rajonal të punës.

Prurjet për vitin akademik që sapo përfundoi u fokusuan në programet 2 vjeçare profesionale, si menaxhim turizmi, udhërrëfyes turistik, infermieri tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit, dege qe shtuan me 20% numrin e studenteve. Rreth 1300 studentë vijojnë studimet pranë universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, ku për herë të parë po aplikohet politika e hapjes dhe komunikimit intensiv me publikun çka besohet se do të frenojë tkurrjen e që ka nisur që prej vitit 2010. /Top Channel/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?