Ekskluzive/ Asani stërvitet veçmas, Sylvinho ka ende shpresa
Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas barazimit 0-0 kundër Çekisë dhe mundësisë për kreun e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë presin nesër në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 Ukrainën. Sylvinho ka rigjetur Dakun, ndërkohë problematike vijon gjendja e Jasir Asanit, i cili u lëndua në sfidën e fundit dhe doli nga loja pas 30 minutave lojë. Por në videon e dërguar nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, shihet që Asani këtë pasdite ka qenë në stëvitje, por veçmas dhe tranjeri Sylvinho ka ende shpresa që gjendja do të përmirësohet dhe ai do të jetë gati për sfidën e së martës.