Ekskluzive/ Gjeorgjia kryen seancën e fundit para duelit ndaj Shqipërisë

Nesër ekipi kuqezi do të presë në ”Air Albania” Gjeorgjinë, në një sfidë që nuk do të jetë e lehtë. Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell këto pamje nga stadiumi ”Air Albania”, ku Gjeorgjia po kryen seancën e fundit para duelit ndaj Shqipërisë.

Gjeorgjia është kundërshtari i radhës në “Air Albania”, por që nuk do të jetë aspak i thjeshtë për t’u mundur. Trajneri Willy Sagnol ka ndërtuar një skuadër fantastike, e cila “shkatërroi” Çekinë në duelin e parë në shifrat 4-1. Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinho-n në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30. Ndërkohë një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Deri më tani nga situata në grup Gjeorgjia dhe Shqipëria shihen si dy ekipet më favorite për ta mbyllur në vendin e parë.

SHKARKO APP