Ekskluzive/ Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit, gati për duelin me Gjeorgjinë

Fitorja në debutim në Nations League kundër Ukrainës ka rritur entuziazmin rreth Kombëtares. Suksesi përballë një kundërshtari shumë të vështirë dhe që shihej si pretendent për ta fituar grupin B1 i dha një shtysë të rëndësishme edicionit të Shqipërisë. Sakaq, ekipi është gati për sfidën nesër me Gjeorgjinë. Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika nga stadiumi ”Air Albania”, sjell këto pamje nga stërvitja e fundit që po bën ekipi. Fakti që ndeshja luhet në Arenën Kombëtare të mbushur me kapacitet të plotë duhet të shërbejë si shtysë për të marrë një tjetër fitore.

SHKARKO APP