Eksod masiv në Florida, po vjen ‘Irma’ (FOTO)

Nga të dyja anët e gadishullit banorët po përgatiten për skenarin më të rrezikshëm. 5,6 milionë banorëve në zonat e evakuimit i është drejtuar thirrja e alarmit. Shumë largohen, autostradat janë bllokuar, benzina mungon.

‘Koha po ikën. Nëse ndodheni në një zonë evakuiimi, duhet të largoheni. Kjo është një stuhi katastrofale, si nuk është parë kurrë më parë”, paralajmëroi guvernatori i Floridas, Rick Scott. “Irma” është tani më e madhe se Flordia. Epiqendra e uraganit u kategorizua sërish në shkallën maksimale të rrezikut, 5. Sipas prognozave kjo stuhi pritet të godasë të dielën në mëngjes me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?