Eksodi drejt Italisë/ Budina: Mua më ra të fikët në anije, u asfiksova
Regjisori Robert Budina ka kujtuar rrugëtimin e tij drejt Italisë në vitin 1991. Budina tha se në anijen në të cilën udhëtonte i ka rënë të fikët pasi në bord kishte shumë njerëz dhe ishte asfiksuar.
Në emisionin “Opinion” ai tregon momentet e para në Itali dhe mënyrën se si iu ka shpëtuar autoriteteve .
Budina tregon se është arratisur nga porti dhe më pas është ndihmuar nga shqiptarë të tjerë për të gjetur një punë për të mbijetuar në Itali.
“Mua më ka rënë të fikët në anije nga asfiksimi dhe u hodha në det. Ne qëndruam në stadiumin e Barit rreth 10 ditë. Unë isha në grupin që nuk u dorëzuam se e kuptuan që autoritete i merrnin dhe i thonin që do iu çojmë në një kamp në veri dhe i kthente në Itali. Ne e kuptuam dhe fshiheshim. Ne u arratisëm nga porti dhe duhet të kaloje nga një rrugë e ngushtë dhe unë bëra si i sëmurë dhe po më mbanin disa shokë të mi edhe policia tha është i sëmurë. Polici godit po unë nuk e dhashë veten. Do na çonin tek ambulanca, por tek ambulanca do na kapte policia. Por në atë moment ne ia krisëm vrapit të gjithë dhe mjeku pa qe iku i vdekuri. Kjo është për të ikur që këtu për tu futur në autobus që të çonte në stadium. Pastaj na ndihmoj një mjek. Pastaj na lanë në mes të Barit nga dhanë 50 mijë lireta dhe na lanë në stacion të trenit. Aty takuam dikë që na tha, shqiptarë? Po i thamë ne, hajde me mua tha. Policia e kuptoi që ishim shqiptarë dhe ai po bënte ca ikje dalje dhe po tallej me policinë. I tha çfarë po bën? Po tallem me policinë më tha. Ishte nga këta të malavitës. Ai ka ndejtur 8 muaj me mua dhe ka bërë gjithçka për mua.”-tha Budina.