Eksodi i ri i shqiptarëve, Pano Soko: Largimi jo për arsye ekonomike

Eksodi i ri i shqiptarëve, për ekspertin i ekonomisë Pano Soko nuk po ndodh për arsye ekonomike. Për të është e rëndësishme të ndërtohet shoqëria, shteti, të ketë shpresë për qytetarët.

“Emigracioni që vjen për shkaqe ekonomike është i zakonshëm. Ata njerëz kthehen sërish. Kush prodhon emigracion të pakthyeshëm? Janë ato vende që nuk kanë drejtësi, nuk kanë shanse të barabarta dhe dimensioni social, arsimi me shëndetësinë.

Njerëzit duan të shohin drejtësi, e cila prodhon shpresë. Vendi më i varfër në botë sot për resurse është Japonia, por është një nga vendet më të zhvilluara ekonomike sepse ka një shtet multidimensional të rregulluar në mënyrë perfekte.

Ne duhet të ndërtojmë shoqëri, shtet, të projektojmë shpresë te qytetarët tanë. Është e rëndësishme të krijojmë ato shtyllat kryesore”.

SHKARKO APP