Eksodi/ Shehaj: Kemi udhëtuar natën me kamion për të kapur anijen

Agron Shehaj është një nga personat të cilët ishin pjesë e eksodit të shqiptarëve të vitit 1991 drejt Italisë.

Në emisionin “Opinion” ai ka rrëfyer natën kur është nisur për në Itali. Shehaj thotë se së bashku me familjen e tij ka udhëtuar me një kamion nga Vlora për në Himarë, ku më pas hipën në anijen që i çoi drejtë Italisë.

Ai rrëfen dhe një moment solidariteti nga qytetarët italianë. Shehaj thotë se një person e ka parë në rrugë në Bolzano, ka ndaluar dhe i ka dhuruar biçikletën e fëmijës së tij.

“Ikëm nga Himara, jemi nisur nga Vlora dhe ishte anija e vogël. Kemi uddhëtuar tërë natën, nga darka deri në 2 të natës me një kamion nga Vlora për në Himarë se im atë mori vesh se do të nisej anija nga Himara. Isha i vogël dhe në mëngjes ngrihem, ishte rrëmujë kishte helikopter. Në foto është prerë, kjo është publikuar në një gazeta në Bolzano. Këtë foto e kishte parë një familje e zonës dhe i kishte bërë përshtypje, një ditë po ecja me tim vëlla, ndali një zotëri ndaloi dhe na dhuroi biçikletën të fëmijëve të vet.”-tha Shehaj

SHKARKO APP