Ekspeditë në Pogradec, helmohen në lokal dy nxënëse 13-vjeçare nga Tirana
Dy nxënëse 13-vjeçare nga Tirana janë helmuar pas drekës në një nga restorantet e Tushemishtit në Pogradec.
Sipas policisë, vajzat K. Sh. dhe Xh. S. kanë qenë në një ekspeditë mësimore dhe janë ndalur për të drekuar në lokalin ku edhe kanë pësuar helmim ushqimor. Aktualisht ato janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia ndërsa bën me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.