Ekspertët: Asteroidi kërcënon seriozisht të godasë Tokën

 

Prapë nuk ndalojnë lajmet e kobshme. Fundi i Botës po vjen? Ekspertët: Asteroidi kërcënon seriozisht.

Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të NASA­as, se është pamundur që toka të goditet nga një asteroid, ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin se ky kërcënim duhet marrë seriozisht. Robert Walsh, drejtor i Universitetit të ”Central Lancashire”, i ka shtyrë të gjithë shkencëtarët ta trajtojnë me seriozitet mundësinë që një asteroid gjigant të godasë fuqishëm tokën. Sipas gazetës britanike “Mirror”, asteroidi do kalojë 10 kilometra në afërsi të tokës, kështu që kërcënimi duhet marrë seriozisht, sidomos nëse marrim parasysh atë që ndodhi në epokën e dinozaurëve, ku një specie e tillë u shfaros pas rënies së një asteroidi mbi planet mijëra vjet më parë.

Nga ana tjetër, NASA deklaron se nuk ka asnjë objekt në hapësirë që është në gjendje të shkatërrojë tokën, pasi nëse do të kishte, do ishin marrë masat parandaluese. ”Nëse do kishte një meteor që endet nëpër hapësirë do ta kishim vënë re, programi ynë ”Spaceguard” zbulon dhe gjurmon këto Tweet 1 Postuar në: 18:15 16/09/2015 Fundi i Botës po vjen? Ekspertët: Asteroidi kërcënon seriozisht Share 2 Tweet 1 objekte, si dhe përcakton natyrën e tyre”, – thotë Robert Walsh. Çfarë nuk mund të kuptohet është se Toka goditet me rreth njëqind ton materiale jashtëtokësore çdo ditë! Megjithatë këto materiale janë në formë shkëmbinjsh shumë të vegjël, shumica e të cilëve digjen në atmosferën e planetit sapo hyjnë. 

Por mbetet në pikëpyetje se disa liderë botërorë kanë marrë masa për vendstrehimet e tyre që rezistojnë edhe goditjeve atomike.

SHKARKO APP