Ekspertët bëjnë sot këqyrjen e mjetit nga ku u hap zjarr ndaj prokurorit Ndoj

Policia do të bëjë sot këqyrjen e mjetit që u gjet i braktisur në një rrugë që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, afër Ishmit, i cili mendohet se i përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj.

Në makinë u gjetën si provë materiale dy armë automatike tip Kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentatin ndaj prokurorit Ndoj. Pasi siguroi zonën, policia vendosi që këqyrjen e mjetit ta bënin sot, për shkak se ishte natë.

Targat e makinës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët presin që nga kontrolli i makinës të mund të zbulojnë shenja gishtash apo prova që do të bënte të mundur identifikimin e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbrëmë dhjetë persona që dyshohet se mund të kishin dijeni për këtë ngjarje, por jo si të dyshuar në lidhje me krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?