Ekspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

Varianti i koronavirusit që u shfaqe për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i virusit kudo në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisië së Madhe.

Profesoresha Sharon Peacock i tha BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”. Varianti Kent i Covid është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende.

Ky variant i Covid u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim u citua si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shtoi: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin”. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?