Ekspertët e ekonomisë, Angjeli dhe Civici tregojnë qasjen që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe ekonomisë

“Kriza ekonomike në kohën e Koronavirusit” është libri më i ri i dy profesorëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli dhe Adrian Civici.

Gjatë fjalës së tij Angjeli u shpreh se ky botim vjen me disa mesazhe të qarta.

Angjeli: Mesazhi i parë që përcjell libri është qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj njeriut, shëndetit dhe së dyti është qëndrimi që duhet të mbajmë kundrejt ekonomisë.

E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila e konsideroi kontribut  të shtuar në masat që po merren për zbutjen e krizës.

Denaj: Një vlerësim i shtuar për kohën e shkurtër për të cilën ata publikuan një libër të tillë.

Librin e vlerësuan gjithashtu guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe figura të tjera të njohura të ekonomisë e politikës.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka qenë tepër aktiv me stafin e tij akademik me analiza e studime të detajuara mbi situatën e krijuar duke ofruar edhe një sërë zgjidhjesh afatgjata që kërkojnë kontributin e të gjithë aktorëve të shoqërisë.

SHKARKO APP