Ekspertët flasin për gripin e shpendëve: Situata jashtë kontrollit
Edhe pse të dielën Ministria e Bujqësisë pranoi se në vend ka grip të shpendëve, gripi i pulave ka disa muaj që është në qarkullim, por kishte prekur vetëm fermerët e vegjël.
Veterineri Edi Ferro thekson se gjendja ka dalë jashtë kontrollit për shkak se ka prekur bizneset me shtrirje më të lartë në treg.
“Ka dalë jashtë kontrolli tani që ka prekur fermat e mëdha që kanë një sistem bio-sigurie shumë të fortë dhe mendohet se mund të ishin fermat me risk më të ulët”.
Për të sëmundja është mjaftueshëm e rrezikshme sa për të shkaktuar vakum në furnizimin me vezë. ISUV në një deklaratë për mediat është shprehur se situata nuk është alarmante dhe është e përqëndruar edhe pse numri i pulave të ngordhura i ka kaluar 250 mijë.
KOHA JONË SONDAZH

