Ekspertët francezë: Si ta njohësh një xhihadist?

 

Kudo flitet për terroristët ndaj dhe paniku e frika ka pushtuar Europën.  Ndërkohë Franca ka hapur një sajt të quajtur “stopdjihadisme.gouv.fr” ku jep këshilla për të luftuar terroristët, por edhe për të dalluar se nëse një person që shihni në rrugë mund të jetë një xhihadist. Kështu, sipas ekspertëve francezë sinjalet për të njohur një xhihadist janë këto:

-Subjekti distancohet nga miqtë e vjetër duke i konsideruar si “jo të pastër”

-Largohet nga anëtarët e familjes ose mban një farë distance nga ta

-Ndalon së konsumuari ushqime të caktuara duke ndryshuar në mënyrë drastike zakonet

– Lë shkollën me arsyetimin se shkollimi është pjesë e “komplotit”

-Nuk dëgjon më muzikë pasi e “largon nga objektivat e rëndësishme”

-Nuk shikon më Tv dhe nuk shkon në kinema pasi nuk dëshiron të shohë “pamje të ndaluara”

-Nuk praktikon më sport pasi janë aktivitete të përzjera “meshkuj dhe femra bashkë”

-Ndryshon mënyrën e të veshurit në mënyrë drastike

-Femrat kanë tendencë të mbulohen

-Kalon shumë kohë në rrjetet sociale dhe faqet me përmbajtje ekstremiste.

SHKARKO APP