Ekspertët italinë në Tiranë për Covid-19, shqiptarja: Qava kur e mësova se do vija këtu
Me një avion të ”Guarda di Finanza”, kanë mbërritur në aeroportin ”Nënë Tereza” 7 ekspertë të Task-Forcës italiane, të cilët do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid-19. Në aeroport nuk mungoi as një befasi e bukur, pasi në mesin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar nga vendi ynë që në moshën 10-vjeçare.
“Quhem Eni Bardhi dhe jam infermiere në Lodi. Kam ikur që 10-vjeç nga Shqipëria. Mundësia që më dha shteti më ka emocionuar shumë për dy arsye. Për atë që po bëj dhe për vendin ku po e bëj. Qava nga emocioni kur mësova se do vijë në Shqipëri. I tregova familjes time dhe e priti shumë mirë. Janë persona që nuk e harrojnë vendin e tyre. Është një kënaqësi e dyfishtë për ta. Shpresoj të ndihmoj spitalin ku do të punoj. Mesazhi im është se siç kaloi koronavirusi në Itali do të kalojë edhe në Shqipëri”.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/314967446294134/