Ekspertët izraelitë inspektojnë Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve

Tërmeti i 26 nëntorit me fuqi 6.4 i shkallës Rihter nuk ka kursyer as selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Në lidhje me dëmtimet që ka pësuar ndërtesa e Kryegjyshatës Botërore, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë izraelitë, që po kryejnë inspektime. Ata thanë se ndërtesa ka dëmtime, por se sërish është e sigurt.

Baba Mondi nga ana e tij ka falënderuar ekspertët izraelitë, duke thënë se falënderon shtetin izraelit për ndihmën. Ndërsa, ekspertët nga Izraeli thanë se populli shqiptar ka ndihmuar popullin hebre në momente të vështira dhe ndaj e kanë detyrë ndihmesën.

Baba Mondi: Bektashinjtë gjithmonë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve, dhimbjes njerëzore. Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Ata kanë dhënë një ndihmë të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët. Zoti iu bekoftë për të mirat që bëni për njerëzimin. Ndihmuat shqiptarët në moment të vështirë. Ju falënderoj.

Eksperti izraelit: Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.

SHKARKO APP