Ekspertët izraelitë në Durrës, koloneli Vach: Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt

Koloneli izraelit, Golan Vach, foli për mediet paraditen e sotme ndërsa ishte duke inspektuar një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ai tregoi se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit në inspektim, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij. Vach këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.

”Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë”.

Nga ana tjetër, ai tha se: ”I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?