Ekspertët izraelitë vijojnë inspektimet, qetësojnë banorët
Për të parë nga afër situatën, ekspertët izraelitë vijojnë inspektimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Durrës, në një nga këto inspektime ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai së bashku me grupin e ekspertëve izraelitë, u përpoqën t’i shpegonin një familjeje e cila e kishte shtëpinë e dëmtuar, që nuk ka vend për panik dhe shqetësim, pasi dëmet janë vetëm sipërfaqësore.
Eksperti: Shtëpia ju ka mbrojtur. I shohim të çarat, por s’ka problem. S’ka probleme në strukturë dhe në kollona. Kemi një plan të qartë si t’i bëjmë muret më të forta dhe më të qendrueshme. Ti ishe vetëm, por tani jemi edhe ne me ju. Zoti ju mbroftë!
Gruaja: Faleminderit!