Ekspertët kritika skemës së tatimeve: Taksë të varfërve për të mbushur buxhetin

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për skemën e tatimeve. Sipas tyre, kjo bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit. Ata e konsiderojnë këtë ndryshim të ri si taksim të të varfërve dhe që rrezikon të shtojë evaizonin dhe informalitetin. Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka shprehet se kjo është një politikë “ad hoc”.

”Dikush e ka përmendur dhe pastaj e kanë prezantuar. Unë nuk kam shpresë se do të ketë ndonjë ndikim. Nuk është se kemi “gjuajtur” tek ai targeti i popullsisë që do të donim të kishim një vëmendje të shtuar. Do të ketë sërish evazion, pasi njerëzit nuk do ta deklarojnë një nga pagesat ose do të ulë tavanin e të dyja pagesave”,thotë për ”A2Cnn”.

Ish-zv/drejtori i Tatimeve, Flobenc Dilaveri thekson se kjo nuk është nismë për të vendosur barazi. ”Ne e dimë se 5% e biznesit dhe popullsisë kanë favorizime maksimale dhe 95% tjetër po mban barrën e taksave dhe detyrohen të mbushin buxhetin nga gropat e krijuara ditë pas dite. Kështu lindin këto shpikjet e vogla që mendohet se do të ndikojnë pozitivisht, por në gjykimin tim është thjesht një barrë e shtuar fiskale për njerëzit që jetojnë për mbijetesë”.

Sotiraq Dhamo nënvizon se kjo është goditje ndaj shtresës së mesme. ”Nuk mendoj se të ardhurat sigurohen nëpërmjet goditjes së kësaj shtrese. Sa më i madh presioni fiskal, aq më shumë tendencë do të kemi për evazion”.

SHKARKO APP