Ekspertët pas masakrave serbe: Duhen masa të veçanta. Armët, kulturë ballkanase

Armët që vranë 9 persona në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe 8 të tjerë pak më shumë se një ditë më vonë në Maldenovac po në Serbi, janë të rralla në Europë.

“Rajoni ka një kulturë të fortë për armëmbajtjen, ndaj armët do të mbeten. Një hap pozitiv do të ishte regjistrimi i armëve në sistem dhe për këtë ka një debat kombëtar që Serbia e ka shtyrë vazhdimisht. Ligji është përmirësuar, por zbatimi i tij nuk është ashtu si duhet. Madje, është larg nga ajo se si duhet të jetë”, thotë Aaron Karp, studiues për armët e vogla.

Numri i armëve të regjistruara në Serbi ka rënë vazhdimisht në 10 vitet e fundit, nga 1.2 milion në 2012-n në rreth 800 mijë në 2023. “Armët vërtet të rrezikshme janë ato gjysmë automatike, pasi janë armë moderne. Armët e vjetra janë pushkët e gjyshërve tanë. Janë të rrezikshme, por nuk mund të përdoren për vrasje në masë.

Nëse ligji, regjistrimi i armëve dhe masat e sigurisë aplikohen me kujdes, atëherë ky është një hap përpara. Ballkani është një pjesë e dalluar e botës, prej andej mund të nxirret mësim. Duhen zgjidhje të veçanta. Shumë nga politikat për armët të ndjekura nga Serbia dhe vendet fqinje kanë qenë si ato evropiane, por atje mund të duhet diçka ndryshe”, thekson Karp.

SHKARKO APP