Ekspertët: Rënia e euros rrezikon të kthejë eksportet shqiptare në vitet 2000
Mbiçmimi i lekut, me euron që ka arritur në nivelet më të ulëta historike, rrezikon që të kthejë eksportet shqiptare në vitet 2000. Veç drejt vendeve të bashkimit Europian, në harkun e muajve janar-gusht kompanitë shqiptare eksportuan 22 miliardë lekë më pak mallra. Shqipëria mund të kthehet në një vend shumë më importues, ekspertët kërkojnë ndërhyrje te kursi i këmbimit.
Rënia e euros rrezikon të kthejë eksportet shqiptare në vitet 2000. Vetëm drejt vendeve të bashkimit Europian, në harkun e muajve janar-gusht kompanitë shqiptare eksportuan 22 miliardë lekë më pak mallra. Me kursin aktual të këmbimit, humbja përllogaritet në mbi 206 milionë euro.
“Kjo nuk është një surprizë për arsyen e vetme faktori evident ka qenë i detyruar. Kemi të bëjmë me mbiçmim të lekut në raport me euron duke e bërë produktin tonë të destinuar për eksport më të shtrenjtë. Rrjedhimisht ai humb aftësinë konkurruese”, shprehet eksperti Eugen Musta.