Ekspertët: Të mbyllen shkollat ose baret dhe restorantet në Shqipëri

Ekspertët shëndetësorë, rekomandojnë që të kryhen sa më shumë testime si dhe të merren masa të tjera për parandalimin e përhapjes së virusit. Sipas tyre, duhet të zgjedhim nëse lëmë hapur shkollat të mbyllim baret ose nëse zgjedhim ekonominë, të mbyllim shkollat

”Të shtohen aktivitetet testuese jo vetëm për ata që shfaqin shenja klinike por edhe për asimptomatikët, gjurmimi i kontakteve sepse bë këtë mënyrë do frenojmë virusin. Pandemia është serioze dhe mund të shkaktojë deri në 15 mijë vdekje në Shqipëri deri në përfundim të ciklit. Ndaj dua të them se duhen marr masa të tjera për të shpëtuar jetë. Duhet të zgjedhim nëse lëmë hapur shkollat të mbyllim baret ose nëse zgjedhim ekonominë të mbyllim shkollat”,-janë shprehur ata.

SHKARKO APP