Ekspertët: Transmetueshmëria e variantit britanik, disa herë më e madhe

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve pohuan se varianti britanik tashmë qarkullon në vendin tonë.  Ekspertët thonë se ky lloj virusi mund të jetë shfaqur disa muaj më parë, çka është reflektuar edhe në shifrat e larta të të infektuarve këtë fillim viti, raporton Vizion Plus.

“Ne e dinimin që ishte. Nuk na intereson se çfarë ngjyre ka flamuri i variantit, por na intereson sa janë rastet. Sa nga këto raste janë në gjendje klinike më të rëndë. Ne mund të kuptojmë shumë nga mosha e atyre që sëmuren për të ditur sa mund të jenë nevojat spitalore. Çështja është sa për qind e rastve janë me këtë variant. Ka nevojë për një ndjekje dinamike”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit ka pikëpyetje sesa për qind e popullatës është prekur nga ky mutacion. Ai shpjegon se i vetmi ndryshim nga virusi klasik është se transmetueshmëria e tij është shumë më e shpejtë, ndërsa simptomat janë të njëjta.

SHKARKO APP