Ekspertët zbulojnë armën kundër Covid-19: Brenda 20 minutave trupi…

Njerëzimi po lutet nga shtëpitë ku janë izoluar, për krijimin e armës që do të luftojë virusin vdekjepruruës. Shpresa është e madhe, duke parë numrin e frikshëm të viktimave që në të gjithë botën ka arritur mbi 50 mijë. Shpresë ka dhënë një grup shkencëtarësh në Kaliforni, të cilët shprehen besim plot se e kanë gjetur kurën e duhur.

“Jemi të lumtur të njoftojmë që kemi përfunduar projektimin dhe kemi disa antitrupa shumë të fuqishëm që mund të jenë efektivë kundër virusit”,-shkruan në rrjetin social Twitter, Dr. Glanville. Për të tepër ai pohon se pas 9 javësh kanë arritur të gjenerojnë antitrupa ekstremisht të fuqishëm pikomolarë që bllokojnë epitopët e njohur neutralizues ACE2, duke ndaluar që koronavirus të infektojë qelizat njerëzore. Eksperti thekson se më pas këto antitrupa janë përpunuar në laborator dhe sot është bërë e mundur që të bllokohet me forcë edhe Covid-19.

“Ju mund t’ia jepni një pacienti të sëmurë, pastaj brenda 20 minutave trupi i tyre është i mbushur me ato antitrupa. Këta antitrupa do të rrethojnë virusin dhe do ta bëjnë atë që të mos jetë më infektiv”. Disavantazhi nënvizon eksperti është se këto antitrupa do të mbrojnë marrësit vetëm për 8 deri në 10 javë, ndryshe nga një vaksinë e zakonshme. Antitrupat do të dërgohen në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë Amerikane të Sëmundjeve Infektive, e cili do t’i përdorë ato kundër virusit për të demonstruar nëse ata funksionojnë ashtu si synohet.

SHKARKO APP