Eksperti gjen ”gabimet” e Hygertës: Si mësoi të vr*së babain me ar*më 4 herë? Ngjarje shumë e sofistikuar

Vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja e tij në kasollen e lopës, është një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në vendin tonë. Për këtë vrasje në pranga ka rënë vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila nuk shpreh pengesë, por edhe thotë se bëri sepse babai do ta fejonte pa dëshirën e saj. Por kjo ngjarje që u zbulua sot, ka shumë enigma.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa hedh dyshime për krimin. Ai thotë se ka shumë enigma se si mundet që një vajzë 19-vjeçare të kryejë një krim të tillë, me veprime mjaft të sofistikuara. Softa thotë se vrasje mund të ketë ndodhur diku tjetër dhe jo pranë banesës.

”Është një krim brenda familjes për faktin se ka një lloj dakordësie për të fshehur ngjajrjen. Kemi deklaratën në datë 13 shkurt dhe më pas është gjetur makina më datë 17. Më pas kemi përgjimin në telefona që hodhi dyshimin se ka ndodhur brenda ambjentit familjar. Ka shumë enigma brenda deklaratës që është e lumtur që e bëri, që fshehin motivin e vërtetë për t’a vrarë viktimën.

Besoj se grupi hetimor do të ketë disa pista. Nëse makina është e braktisur kush e çoi aty makinën. Si mësoi vajza të qëllojë me pistoletë 4 herë, duhet të njohi armën, të fshehi gëzhojat, të hapi gropën, të largojë viktimën, të hedhi armën e zjarrit. Ka një dijeni të familjarëve, por çfarë urrejtje mund t’i ketë shtyrë që të eliminojnë kryefamiljarin.

Mund të jetë vrarë diku tjetër dhe transferimi i kufomës në një ambjent tjetër për të mos gjetur provën. Mendoj se kqyrja e antenës, telefonit, gjurmët brenda makinës, kontrolli i banesës. Arma e zjarrit ka qenë e viktimës apo jo? Personi ka qenë roje por nuk mund të shkosh të bësh rojën me armë. Viktima ka qenë i lidhur, kush e ka përdorur litarin”.

SHKARKO APP