Eksperti gjerman: Narkoqeveria, kjo katastrofë ndalet me zgjedhje të lira

Një aktiviste e shoqërisë civile dhe eksperte e medias, Aida Karakushi ka komentuar zhvillmet e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Arben Krajës si kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka publikuar një dokument ku Kraja rezulton si hetues në kohën e diktaturës.

Ndaj këtij postimi ka reaguar edhe eksperti gjerman, Martin Henze. Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë është vetëm qeveria ”Rama 2”, të cilën ai e quan nakroqeveria dhe bën thirrje që kjo katastrofë të ndalë.

Teksa e cilëson kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë si të korruptuar dhe të veshur me krim, për të zgjidhja e krizës bëhet vetëm me zgjedhje të parakohshme e të lira. Eksperti thotë se opozita ka dalë në mbrojtje të kushtetutës.

”Rezultati i Reformës në Drejtësi është me të meta, sundimi i ligjit është joaktiv, administrata e qeverisë ”Rama 2” është e korruptuar, është rritur tregtia e heroinës. Opozita nuk ka mbështetur në asnjë mënyrë shkeljen e kushtetutës nga qeveria”.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP