Eksperti Hoti: 200 mijë ushtarë Rusë kanë vdekur në Ukrainë, ja çfarë pranoi Putin

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se rreth 200 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë. Për të Rusia është në një krizë demografike dhe prandaj sipas tij, Putin kërkoi ndihmën e Koresë së Veriut. Ai shtoi gjithashtu se Putin ka pranuar para rusëve edhe problemet ekonomike të vendit të tij, pasi sipas Hotit, inflacioni ka shkuar mbi 10% për shkak se 30 % e GTP-së rusë shkon për të financuar makinerinë ushtarake në Ukrainë.

“Ka pasur 200 mijë viktima ruse. Dhe është e vështirë për t’i zëvendësuar, sepse është në një krizë demografike Rusia. Prandaj i kërkoi edhe ndihmë Koresë së Veriut dhe disa mijëra ushtarë prej tyre janë vrarë aty.

Gjendja ushtarake në pjesën lindore është më favorizuese për Rusinë, sesa 2 vite më parë. Putini njohu për herë të parë problemin ekonomik dhe kjo vjen nga sanksionet.

Njohu inflacionin mbi 10 %, nisur nga ajo që quhet logjika e ekonomisë së luftës, ku 30 % e PIB-it të Rusisë, shkon për të financuar makinerinë ushtarake ruse në Ukrainë”, tha Hoti.

SHKARKO APP