Eksperti i ekonomisë: Emergjenca ekonomike po kaq e madhe sa ajo shëndetësore
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici pezullimin 3 mujor të pagesës së këstit të kredisë e sheh si një vendim pozitiv dhe si masë ndihmuese. Civici tha për News24 se kjo është nje pakete emergjence, e cila do të pasohet nga nje tjetër paketë në ndihmë të ekonomisë në ditët në vijim.
“Në kuadër të pasojave ekonomike që kanë filluar të shfaqen apo priten në javët në vazhdëm, edhe ata me system kredie do të ndeshen me probleme. Vendimi I BSH është një vendim pozoitv, po mendohen skenarë edhe më të thelluar, por kjo na varësi të situatës. Ajo që duhet kuptuar me BSH, është një pezullim tre mujor, jo falje. Afati do varet edhe nga mënyra si do evoluojë situata. Emergjenca ekonomike është po kaq e madhe sa ajo shëndetësore, sepse cdo ditë e më tepër pasojat sa vijnë e agravohen, por besoj se do ketë edhe një paketë akoma më të thelluar në ditët në vijim, se sa kjo paketë, e cila është një paketë emergjence“, tha Civici.