Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj Ahmetaj: Të marr një këmbë karrigeje dhe ti vete…
Në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ministri shqiptar Arben Ahmetaj. Dy ministrat folën për masat ekonomike që janë marrë kundër koronavirusit.
Ajo që ra në sy ishte fakti se Maqedonia e Veriu, një shtet me buxhet me të vogël se Shqipëria ka dhënë më shumë para për bizneset dhe punëtorët. Konkretisht Maqedonia jep 260 euro për një punonjës, ndërsa Shqipëria 170.
Deklarata e tij, por edhe ajo e ministritë tonë Arben Ahmetaj, i cili tha se qeveria po jep vetëm 170 euro dhe vetëm për 60 mijë të punësuar, ka sjellë reagimin e ekspertit të ekonomisë, Pano Soko.
“Dëgjova ministrin maqedonas të ekonomisë. Maqedonia jep paga për dy muaj nga 230 € për 250 mijë të punësuar, të plota, pa iu mbajtur sigurimet shoqërore. Maqedonia ka një paketë subvencionimi për turizmin (qe s’e ka fare as sektor prioritar). Maqedonia do të ndihmojë të gjitha bizneset dhe do të mbajë hapur të gjithë vendet e punës. Jo vetëm ato që janë mbyllur, por edhe ato që kanë pasur rënie xhiro 30%. Ndërsa ne po japim vetëm 170€ dhe vetëm për 60 mijë të punësuar. Buxheti i Maqedonisë 3.9 miliardë €; Buxheti i Shqipërisë 4 miliardë €. Kam një dëshirë të marr një këmbë karrigeje, të shkoj aty tek Klani tani, të pres Ben Ahmetajn kur të dali dhe t’i them dy fjalë… Ja kam bërë hallall 15 vjetshin e thyerjes së karantinës…”, shkruan Soko.