Eksperti i OBSH shpjegon pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri, Dr. Raul Gonzales Montero, që po mbështet qeverinë shqiptare në emergjencën e koronavirusit, i cili ka mbërthyer shumë vendet të botës, iu përgjigj sot pyetjes që bëjnë të gjithë shqiptarët: Pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri?

“Pyetja është pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri?! Unë po ju them se duhet të keni besim tek ekspertët dhe institucionet tuaj. Ka shumë për të bërë sigurisht.

Unë sapo jam kthyer nga vendi im, Spanja, dhe ne kemi hasur raste me infektim nga COVID19. Por pse nuk ka raste në Shqipëri?! Ne jemi ende duke punuar për ta mësuar këtë.

Personat që janë sëmurë në Spanjë nuk kishin lidhje, për shembull, me vendet e infektuara.

Një pikë tjetër që do të vija theksin është informimi dhe jam i lumtur që kemi mediat këtu dhe t’i shmangeni keqinformimit.

Ne duhet të kemi besim tek organizatat e ndryshme, tek bashkëpunimi, të mos shpërndajmë lajme të rreme që I bëjnë keq jo vetëm njerëzve, por edhe ekonomisë së vendit.

Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare dhe po i japim gjithë mbështetjen dhe dua ta uroj për transparencën.”

SHKARKO APP