Eksperti i Shëndetit Publik: Këta persona nuk duhet ta përdorin transportin publik
Ditën e djeshme nisi punën transporti publik. Mirëpo, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka rekomanduar që një kategori personash ta evitojnë transportin publik deri sa të jetë plotësisht i sigurt.
Në këtë kategori përfshihen personat e moshës mbi 65-vjeç dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.
Postimi i tij në Facebook
Rekomandim urgjent! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
Mbroni veten!