Eksperti i sigurisë: Policia e sotme, më e dhunshmja që nga 91

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, thotë se policia e sotme është më e dhunshmja që nga viti 1991.

”Policia që kemi sot është më e dhunshmja pas vitit 1991. Është panevojshmërisht e dhunshme. Unë kam punuar edhe në kohën e qeverive të majta të mëparshme dhe kemi pasur përplasje pothuajse të përditshme me turmat dhe forcat opozitare, por nuk kemi pasur asnjë tejkalim force ndaj protestuesve. Në vëzhgimin tim, mënyra se si u menaxhua situata me Teatrin, është pikë kulmore”.

Sipas tij, policia është delegjitimuar në sytë e publikut.

”Ajo që shkakton perceptimin negativ në rritje të policisë nga ana e popullatës është çështja e legjitimitetit. Nëse një forcë policore, ashtu si aparati shtetëror, delegjitimohet në sytë e publikut, është para dy alternativave: ose do të rrisë nivelin e dhunës, ose do t’i hapë rrugë rrokadës së pushtetit. Policia sot është në një pikë kritike përsa i përket legjitimitetit të saj”.

SHKARKO APP