Eksperti i sigurisë: Shërbimet greke dhe serbe më të rrezikshme se ato ruse

Dritan Goxhaj, ekspert sigurie, thotë se shërbimet greke dhe serbe më të rrezikshme se ato ruse. Po ashtu nënvizon se për këto shërbime nuk flitet fare, vetëm sepse fokusi është te rusët në Gramsh.

“Ne sot po flasim për tre blogerë që u kapën me kamera dhe dronë, ndërkohë që kemi sinjalizime të pafundme në gjithë jugun e Shqipërisë, që shtetas grekë kanë hyrë duke bredhur gjatë gjithë kufirit të Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë paraqitur dhe fotografime dhe filmime në faqen e tyre të Facebook-ut të pajisur dhe me mjete që bëjnë matje dhe asnjëherë deri më sot nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre personave”,- tha për “Euronews Albania”.

SHKARKO APP