Eksperti: Ligji për Arsimin e Lartë meriton 2 me xhufkë
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka komentuar raportin më të fundit të KLSH-së për Arsimin e Lartë, si ligjin me të keq ndër vite. I ftuar në emisionin ‘Wake up’, Mehmeti e vlerëson me notën më të ulët ligjin e Arsimit të Lartë.
“Këta që e kanë bërë ligjin ose janë shumë të mençur, ose ky popull ka kënaqësinë e madhe që të fyejë rëndë qeverinë duke mos e zbatuar”, e komenton ndër të tjera eksperti ligjin për arsimin universitar.
Ky ligj është kundërshtuar vazhdimisht jo vetëm nga studentët, por edhe nga pedagogët në protestën e zhvilluar prej thuajse dy muajsh.

KOHA JONË SONDAZH

