Eksperti rrugor: Rinia shkakton më shumë aksidente, problem shpejtësia tej normave
Në muajin mars, numri i aksidenteve u rrit krahasuar me marsin e vitit 2023. Në muajin mars u regjistruan 107 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona.
Eksperti rrugor, Fadil Likaj thotë se të rinjtë janë grupmosha që përfshihen më shumë në aksidente. Ndërkohë, shpejtësia dhe mosdhënia e përparësisë janë shkeljet më të shpeshta nga drejtuesit e mjeteve.
“Numrin më të madh të aksidenteve e zënë gruposhat e reja. Shkeljet që prevalojnë më shumë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë në zonat urbane dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme”, tha Likaj.