Eksperti: “TikToku, platforma që shpërblen dhunën. TikTok-u është bërë promovuesi numër një i dhunës”

Në emisionin Task Force në SYRI TV, eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, vlerësoi masat për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke e cilësuar këtë vendim të domosdoshëm në situatën aktuale.

Sipas tij, platforma është kthyer në një hapësirë që promovon dhunën, kriminalitetin dhe sjellje të papranueshme, sidomos mes të rinjve. Ai theksoi se TikTok-u dallon nga rrjetet e tjera sociale, pasi shpërblen financiarisht përmbajtjen që nxit dhunë dhe krim.

Përmes kësaj platforme, figura të njohura të botës së krimit arrijnë të influencojnë mijëra ndjekës në kohë reale, duke përhapur mesazhe të rrezikshme. Vendimi, sipas tij, duhet parë si një masë drastike, por e nevojshme në mbrojtje të sigurisë dhe moralit publik

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, unë mbështes vendimin për mbylljen e TikTok-ut. Në kushte normale do të isha totalisht kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kushtet aktuale ku ndodhen qytetarët dhe rinia shqiptare, TikTok-u është bërë promovuesi numër një i dhunës. Mjafton që secili prej nesh të futet në TikTok dhe të bëjë një scroll për të parë pafundësi personazhesh që nxisin dhunën dhe tregojnë se janë të pëlqyeshëm vetëm nëse reklamojnë krimin.

Kemi personazhe të botës së krimit, disa prej të cilëve janë arrestuar si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, dhe të tjerë që kanë humbur jetën. Ata trajtohen si heronj në këtë rrjet social, ku videot e tyre arrijnë qindra mijëra deri miliona shikime, pëlqime dhe komente.

Pyetja që mund të lindë është: Ku qëndron ndryshimi i TikTok-ut me rrjetet e tjera sociale? Është fakti që TikTok-u është e vetmja platformë ku dhuna, sharjet dhe krimi shpërblehen financiarisht. Këta personazhe të famshëm hyjnë live, shajnë, fyejnë, kërcënojnë dhe fitojnë para nga këto transmetime live. Janë qytetarët shqiptarë, përfshirë adoleshentët, ata që paguajnë për këto live, shpesh duke përdorur kartat e kreditit të prindërve për të blerë “gift-e” dhe për t’ua dërguar.

Problemi në Shqipëri është më i madh se qeveria, politika apo opozita. Kemi një kalbje të shoqërisë shqiptare. Janë pikërisht këta të rinj që i shpërndajnë, i promovojnë dhe paguajnë për këto personazhe, të cilët kryejnë krime në jetën e përditshme. Në TikTok, këta individë arrijnë deri në 50-60 mijë shikues live në kohë reale, një audiencë që asnjë media në Shqipëri nuk e arrin.

E vetmja mënyrë për të vepruar nuk është më e mira, e ritheksoj, jam kundër mbylljes së çdo rrjeti social. Por në një kohë kur po numërojmë viktima nga konflikte të nisura në këtë platformë, duhet të merret një vendim, edhe nëse do të jetë drastik.’- u shpreh Semana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?