Eksperti zbulon detajin e vr**jes së Eraldit në hotel nga shoku: Ja pse nuk ishte e planifikuar

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa flet për ekzekutimin e Eraldo Nevruzit, nga pronari i hotelit ku ishte punësuar për sezonin turistik në Dhërmi.

Për të krimi nuk mund të jetë i planifikuar sepse pronari minimalisht do të kishte fikur kamerat e sigurisë gjatë krimit. Sipas tij dhe pse është një krim i paplanifikuar, autori ishte i përgatitur për një përplasje me recepsionistin, pasi ka shkuar i armatosur në ballafaqim.

”Në qoftëse do të ishte e menduar, pra ai është munduar që pas ngjarjes të zhduk sa të ishte e mundur provat, ka bëtë bërë pastrimin e njollave të gjakut, ka kërkuar ndihmë nga dy punonjës të tjerë, ndoshta nën kërcënimin e armës, por e vetmja gjë që nuk ka bërë është që nuk ka fikur kamerat.

Ai minimalisht mund të fikte kamerat dhe nuk do ta kishim të regjistrar ose nuk do të kishim plane filmike të kësaj ngjarje. Pra mund të ketë nisur në formën e një presioni që ka kaluar në vrasje. Sigurisht ka qenë i përgatitur sepse ka pasur armën me vete dhe nuk mendoj që në mes të natës një neri që menaxhon një restorant të qarkullojë armatosur”,-tha Softa për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP