Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, do të kryhet nga mjekë italianë

Një grup mjekësh italianë, do të kryejnë akt-ekspertizën mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes në gojë në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. 3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua nëntorin e kaluar ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ekspertizës së parë, i mituri vdiq nga mbidoza e narkozë, ndërsa Prokuroria kërkoi kryerjen e një akt tjetër ekspertimi, por jashtë Shqipërisë me argumentin se mungojnë ekspertët për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?